FOTO/ Tiranë, senatori McCain takohet me udhëheqësen e muxhahedinëve

Senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, John McCain u takua ditën e djeshme në Tiranë me Maryam Rajavi, udhëheqësja e opozitës iraniane apo muxhahedinëve.

Senatori McCain dhe Rajavi diskutuan për zhvillimet e fundit në Iran dhe rolin që luan në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësja e muxhahedinëve që janë të strehuar në Shqipëri, i tha senatorit McCain se fashizmi fetar që po sundon në Iran është burimi kryesor i luftës dhe terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Nga ana tjetër, McCain u shpreh se regjimi në Iran, regjimi i Bashar al Assad në Siris dhe ISIS janë të ndërlidhura bashkë dhe duhet të rrëzohen.

Gjithashtu, senatori amerikan përgëzoi transferimin me sukses në Tiranë të të gjithë muxhahedinëve sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

McCain i premtoi Rajavit se një ditë Irani do të jetë i lirë./syri.net