Pas Londrës radhën e ka Milano? ISIS: Bëni xhihadin tuaj!

Një internet prej disa orësh po qarkullon një foto shqetësuese e publikuar në faqet e progandës xhihadiste. Fotoja përmban një montazh të Westminster që arrin në Milano. Në zemër të Milanos, përkatësisht në sheshin e Duomos.

Në foto dallohen qartësisht tre imazhe, në qendër të vëmendjes është Westminster dhe Muzeu i Dumos, pas tyre imazhi i sulmuesit në Londër Khalid Massod, teksa ekipet e shpëtimit përpiqen ta mbajnë në jetë pasi u qëllua nga forcat e sigurisë në Londër.

Përpara rrethimit të dy ndërtesave qëndron makina e atentatorit të sulmit të pasdites së mërkurës në parlamentin britanik.Qartazi një mesazh për të përhapur frikë.

“Do your jihad even while you’re in Europe” është ftesa e drejtuar në gjuhën angleze.

Thirrja “Bëni xhihadin tuaj edhe nëse jeni në Europë” duket se tashmë nuk ka më nevojë për armë dhe eksploziv, pasi strategjia ka ndryshuar, nga sulmi në sulm po praktikohet gjithnjë e më tepër “makina xhihad” ose xhihad me makinë.