“Vajzat e turpit”, skandalet e vajzave të politikanëve

Falë internetit, tashmë askush dhe asgjë nuk është sekret. Një veprim më tepër, një lojë e ekzagjeruar, një gjest spontan dhe… gjithccka përfundon në internet. Kështu ka ndodhur edhe me fëmijët e politikanëve më të famshëm në botë, të cilët nuk i kanë shpëtuar publikimit të skandaleve të tyre në internet, si dhe valës së komenteve të shumta nga publiku. Ato janë quajtur “bijat e turpit” të politikanëve më të shquar, të cilat me veprimet e tyre duket se kanë zhgënjyer publikisht prindërit dhe… fansat e shumtë.

 

Patti Davis

Related image

Patti Davis është vajza e të ndjerit, Presidentit Ronald Reagan dhe është e para bijë presidenti që ka pozuar ndonjëherë për reviztën “Playboy” (lakuriq). Davis ka pasur një lidhje dashurie, mjaft romantike me njërin nga anëtarët e grupit rock, “The Eagles” gjatë viteve ‘70. Ndryshe nga babai i saj, ajo kishte pikëpamje liberale dhe kurrë nuk mori pjesë bashkë me familjen në ritet fetare. Ajo mbahej si delja e zezë e familjes gjatë kohës së Reganit president dhe bënte gjithçka që të rebelonte familjen Regan. Ngrinte krye kundër prindërve të saj dhe e fundit që i vuri vulën ishte pozimi i saj lakuriq për “Playboy”.

 

Binjaket, Jenna dhe Barbara Bush

Image result for Jenna & Barbara Bush

Ja ku jemi tek binjaket Bush. Jenna, vetëm disa muaj pasi Presidenti George W. Bush u zgjodh president, vajza e tij 19-vjeçare, (bionde) u ndalua për abuzim me alkoolin. Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen e publikut me një tjetër gabim. Hoqi të brendshmet në publik, gjatë presidencës së të atit, ndërkohë që paparacët gjendeshin kudo. Barbara, binjakja tjetër u kap duke përdorur një ID të rreme, ndërkohë që blinte alkool. Këtë veprim ajo e kishte bërë edhe gjatë kohës që ishte nën moshë. Binjaket kanë pasur probleme të shumta ligjore dhe personale me shkelje të ligjeve ndërsa ishin të mitura, kurse miqtë e vajzave të Bushit kanë thënë se ata gjithashtu konsumonin marijuanë.

 

Meghan McCai

Related image

E bija e senatorit, kandidatit presidencial, John McCain, Meghan McCain, e cila është diplomuar për Histori Arti në Universitetin e Kolumbias është një nga bloger-et më të shquara në Amerikë. Emri i saj është mjaft i njohur edhe për pjesëmarrjet e shumta në emisione të ndryshme televizive, ku ka folur për çështje të rëndësishme politike. Ajo i la të gjithë ndjekësit e saj në Twitter me gojë hapur në momentin që publikoi disa foto skandaloze. Ajo me të vërtetë u rrit në famë kur kjo ndodhi, por turpin ia la babait të saj.

Sara Kenney

Image result for Sara Kenney

Sara Kenney, e bija e Guvernatorit të New York-ut, Mary Donohue është ndaluar nga policia për tejkalim shpejtësie. Jo keq, apo jo? Ndërkohë pas kontrollit të makinës së saj, policia sekuestroi edhe marijuanë. Ajo vazhdonte të gënjente edhe pse marijuana ishte në dorën e agjentëve. Kenny u akuzua më pas për tejkalim shpejtësie, si dhe për posedimin e më pak se 25 gram marijuanë, e cila në kohën që iu bë arrestimi ishte ende një vepër penale.

 

Susan Gallo

Image result for Susan Gallo daughter of dean gallo

Mbi vajzën e Dean Gallo, Susan Gallo rëndojnë disa akuza. Për posedim kokaine, për qëllim shpërndarjeje, për përdorim, për shpërndarje dhe për komplot. Duke u gjendur përballë këtyre akuzave, të cilat mund ta dënonin me pesë deri në dhjetë vjet burg, ajo pagoi një shumë të majme parash, por gjithashtu duke pranuar fajësinë për akuzën e shpërndarjes dhe një akuze për konspiracion mbi shpërndarjen e kokainës. Gallo u dënua në total me pesë vjet në vitin 1992 dhe që atëherë babai i saj nuk u dëgjua më në publik.

 

 

Përktheu: A. Gjergji