Rikthehet fuqishëm Dafina, më këngën e parë për tregun ndërkombëtar (VIDEO)

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, Dafina Zeqiri më në fund ka sjell projektin e saj më të ri.

Këngëtarja e njohur e cila qe një kohë po qëndron në SHBA,  ka lansuar këngën e parë për tregun ndërkombëtar dhe thotë se ka realizuar ëndrrën fëmijërore.

“Four Seasons” titullohet kënga e saj e parë nën grupin muzikor “Nusense”.

“Që kur kam qenë një vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vija në SHBA dhe të bëhesha pjesë e showbizit. Sot po e lansoj këngën time të parë (Four Seasons). Është ëndërr e bërë realitet. Jam përherë falënderuese për ekipin e mrekullueshëm që besoi në talentin tim dhe jam shumë e lumtur të prezantoj këngën time të parë ‘Four Seasons’”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kënga është publikuar në platformën “iTunes”, ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe me videoklip.