Kjo karikaturë me shqiponjë po shkakton ‘tërmet’ në Greqi

Një karikaturë e artistit Bujar Kapexhiu, publikuar nga gazeta Mapo në fillim të këtij muaji, është rishpërndarë në internet dhe ka shkaktuar trazim edhe në mediat e Greqisë.

Në karikaturën e Kapexhiut paraqiten Marko Boçari dhe Teodor Kolokotroni, teksa bëjnë së bashku simbolin e shqiponjës.

Por gazeta Newsbomb.gr shkruan se ky është një provokim vulgar i shqiptarëve, që i kanë kaluar kufinjtë.

Sipas saj, në karikaturën që po bën xhiron e rrjetit, ‘paraqiten dy heronjtë e revolucionit grek, teksa bëjnë shqiponjën’.

Portali thekson se karikatura është shpërndarë nga ‘Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar’ në FB.

Ata e quajnë këtë një oranizatë neonaziste, që promovon anti-helenizmin dhe bën thirrje për armatosje të organizatës.

Kjo organizatë duket se është thjesht një krijim online, pasi në Shqipëri nuk është dëgjuar ndonjëherë të flitet për të në median tradicionale.

Gjithsesi media greke thotë se pret reagimin e Ministrisë së Jashtme helene. MAPO