Sonila Meço në protestë: Në muret e shtëpisë sime, pashë që kanë rënë të ardhurat…

Protestës së Partisë Demokratike i është bashkuar edhe gazetarja e njohur televizive, Sonila Meço. Në fjalën e saj krah protestuesve të tjerë, Meço saktësoi se nuk po bëhet pjesë e këtij grupimi për shkak të logos partiake, por si një qytetare dhe gazetare e lirë, të cilës i janë mohuar disa të drejta.

Meço iu drejtua gjatë fjalës së saj të gjithë atyre që përmes ekranit të televizorit, a të kompjuterit po shihnin atë çfarë po ndodh në shesh. “Nëse ata që na shohin nga shtëpia i kanë më të mira mundësitë brenda katër mureve të shtëpive të tyre gjatë kësaj qeverisjeje atëherë le të rrinë në shtëpi, por nëse gjatë këtyre viteve ata nuk kanë pasur shkollim më të mirë, shërbim shëndetësor më të mirë, media më të lira, një sistem drejtësie më të mirë, atëherë le të bashkohen në këtë shesh”,-u shpreh ajo.

Ajo foli gjatë për mbylljen e televizionit ku punonte për shkak të orekseve të qeverisë që nuk i pëlqente që ata të thonin të vërtetën.