Policia flet për sherrin te Liqeni: Nuk pati të shtëna me armë

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Fillimisht në media u raportua se në këtë zonë kishte pasur të shtëna me armë. Por sipas policisë ka qenë një sherr mes dy personave ku nuk rezulton se janë përdorur armët e zjarrit.

Sipas policisë, në afërsi të një bar – kafe rrugës që të çon te  liqenit artificial Tiranë , ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve A. P , 46 vjeç i ( proçeduar më parë për shkatërrim prone)dhe shtetasve E.V dhe Y.Gj .

Konflikti mes këtyre shtetasve ka ndodhur për motive të dobëta dhe  gjatë përleshjes nuk janë përdorur sende të forta apo armë por ka pasur vetëm konfrontime fizike midis tyre.

Qytetari A.P është dëmtuar në kokë me grusht dhe po merr mjekim  në S.Q.U,dhe ndodhet jashtë rrezikut për  jetën.

Dyshohet se autorët  njihen me të dëmtuarin dhe aktualisht janë  shoqëruar  pranë Komisariatit numër  2 Tiranë, për veprime të mëtejshme.