Një përgjigje me shqiponjë për grekët: “Jasu file”

Spektakli i humorit që drejtohet nga aktori, Agron Llakaj, “Al Pazar”  ka gjetur një mënyrë origjinale për të ironizuar sjelljen e autoriteteve greke ndaj të rinjve shqiptarë, që u dënuan vetëm se dolën në foto me simbolin e shqiponjës.

Aktori i “Al Pazar”, Donald Veshaj, ka pikturuar gjatë shfaqjes simbolin e shqiponjës me duar duke vendosur poshtë saj shënimin në greqisht: Jasu file.

Një javë më parë, në Mesologji të Greqisë, 7 ushtarët e ushtrisë greke, por me origjinë shqiptare publikuan një fotot të bërë  brenda ambienteve të repartit ushtarak duke bërë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqipes dy krenare.

Ngjarja ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, te cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit te forcave tokësore greke, rrezikojnë postet e tyre. Ministri grek i mbrojtjes reagoi ashpër duke kërkuar masa ekstreme deri në burgosjen e tyre. Partitë e ekstremit të djathtë kërkuan interpelancë në parlamentin grek me argumentin e “gjetjes së tradhtarëve në ushtri”

Gjykata ushtarake vendosi që të shtyjë me disa muaj shërbimin e tyre ushtarak si masë penalizuese.

Fotoja për të cilën u dënuan të rinjtë shqiptarë