Rama: Nuk kam thënë se i bëj 71 deputetë pa Metën

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr mbrapsht fjalët e tij në mbledhjen e djeshme të kryesisë së Partisë Socialiste, ku deklaroi se partia mund t’i marrë 71 deputetë edhe pa LSI-në.

Por, kjo deklaratë e tij para ministrave e deputetëve që u publikua dje nga mediat, është hedhur poshtë sot nga Kryeministri.

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Rama i quajti interpretime pa rëndësi.

“Këto janë interpretime. Këto janë të gjitha fjalë dhe nuk kanë asnjë rëndësi. As të thëna nga unë apo nga aleati im. Këto janë fjalë që nuk kanë asnjë rëndësi”, tha Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, gjithashtu dje Ilir Meta i bëri sfidë të hapur duke deklaruar se LSI do të dalë në opozitë kur PS të ketë e vetme 71 deputetë.