Kampionati botëror i aeronautikës për herë të parë në Shqipëri – 200 pilotë nga e gjithë bota

Për herë të parë  Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimeve të Lira në disiplinën e precizionit do të zhvillohet në Shqipëri.Gjatë konferencës së prezantimit të kompeticionit, Presidenti i Federatës Aeronautike,  Renis Troshana theksoi se organizimi është një përgjegjësi për Shqipërinë. Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi theksuan rëndësinë që ka eventi për promovimin e vlerave kulturore dhe turistike të vendit.

Për herë të parë Shqipëria do të jetë vendi pritës i Kampionatit të 9 Botëror të Fluturimeve të Lira në disiplinën e Precizionit.

Kompeticioni nis me 5 Maj në Vlorë dhe do të marrin pjesë rreth 200 pilotë nga e gjithë bota.

Gjate konferences per prezantimin e kampionatit, Presidenti i Federates Aeronautike shqiptare Renis Troshana tha se organizimi i këtij eventi ndërkombëtar përbën përgjegjësi për Shqipërinë.

Drejtori i Albania Open, Alket Islami, tha se triumfi në konkursin për organizimin e këtij eventi ishte e vështirë.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi se ky kompeticion do të promovoje vlerat turistike dhe kulturore te Shqipërise

Ndërsa Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi theksoi rëndësinë që ka për vendin ky event ndërkombëtar.

Eventi u përshëndet edhe kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në fund të konferencës u nenshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës.