Vëllai i paralizuar vallëzon me motrën në ditën e dasmës (VIDEO)

Një video emocionuese është shpërndarë në internet, ku shihet një djalë teksa vallëzon me motrën e tij në ditën e saj të dasmës, 3 vjet pasi ngeli i paralizuar nga një aksident me makinë.

Klipi shfaq Nikola Raguz që ngrihet nga karriga  me rrota duke u ndihmuar nga të tjerë, e më pas vallëzon e përqafuar me motrën Matea Raguz-Papac.

Nikola mundi të qëndronte ashtu me motrën e tij deri në përfundim të muzikës, e në fund shihet një përqafim i ngrohtë dhe emocionues së bashku me nënën e tyre.

23-vjeçari nga Mostar, i Bosnjë-Hercegovinës ka ngelur i paralizuar pas një aksidenti të frikshëm me makinë, 3 vite më parë. I riu ka pësuar edhe dëmtime serioze në kokë, duke e lënë 3 muaj në koma.

Pavarësisht se ai tashmë është i paralizuar, u mundua që të vallëzonte me të motrën në ditën e saj të veçantë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=E5UrXn65uQs” width=”560″ height=”315″]