VIDEO/Galaktikat po ‘vriten’ nga diçka e errët

Shkencëtarët analizuan 11,000 galaktika në “fqinjësinë” tonë dhe gjetën se gazrat në këtë zone, “qarkullimi i gjakut” në formimin të yjeve të reja, për ndonjë arsye po zhduket.

Në studimin e publikuar më 17 janar, shkencëtarët përfunduan se gazrat po “gëlltiten” nga “retë” e mëdha të materies së zezë që rrethojnë këto galaktika.

Studimi i publikuar në revistën profesionale “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society” është i bazuar në të dhënat e marra nga Qendra Ndërkombëtare për Kërkime Radio Astronomike (ICRAR) në Australi.

Kur në galaktika nuk ka gaz të mjaftueshëm, ato nuk mund të krijojnë yje të reja.

“Gazërat diktojnë jetën e galaktikave, sepse yjet ekzistuese ftohen dhe vjetërohen. Nëse hiqni karburantin kryesor për yjet e reja, ju e vrisni galaktikën dhe e ktheni atë në një objekt të vdekur”, thotë astronomi Toby Broën, udhëheqësi i studimit.

Ai e krahasoi këtë proces të shpejtë me një mënyrë tjetër se si galaktikat vdesin, e cila është e njohur si ngulfatje.

“Deri te ngulfatja ndodhë kur gazërat janë shpenzuar në formimin e yjeve të reja edhe para se ata të arrijnë të kompensohen. Pra, në këtë mënyre vetë galaktika e privon veten nga jeta e re”, thotë Broën, duke shtuar se ndryshimi është se ky është një proces më i ngadalshëm.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Bi38NiN42Sk” width=”560″ height=”315″]