Oranews:“Kështjella e Medias”, Nikoll Lesi boton librin në 25-vjetorin e “Koha Jonë”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=bWNUjdxa4rs” width=”560″ height=”315″]

Të lexosh historinë e gazetës Koha Jonë është si përshkosh me detaje, fakte e dëshmi historinë e Shqipërisë së jetuar e rrëfyer nga njerëzit që me punën e tyre ndëtuan atë që Nikollë Lesi e quan në librin kujtime të tij “Kështjella e medias”.

Shumica e gazetarëve të viteve 90 apo 2000 e kanë pasur në mënyrë të pashmangshme një pikëtakim me gazetën “Koha Jonë”, e nëse do të shfletojnë faqet e këtij libri, do ta gjejnë veten në të, sipas këndvështrimit të autorit Nikollë Lesi, i cili rreket të tregojë veçse fakte.
“Ishte kohë kur bëhej gazetari”, vëren autori Nikoll Lesi në libër, duke vijuar se Koha jonë, në kohën kur Ben Blushi ishte kryeredaktor, arriti deri në 88 mijë kopje të shitura në ditë.

Një hapësirë të veccantë në këtë botim, Lesi i ka kushtuar jo vetëm ditëve të arta të gazetës, por edhe ato më delikatet, në kufijtë e mbijetesës.

Viti i Mbrapshtë ’97, është një kapitull i tërë ku pazgjidhshmërisht, historiku i gazetës Koha Jonë, lidhet me firmat piramidale, trazirat me bilancin e një lufte.

SHIK-u filloi ti bënte vizita të përditshme kërcënuese dhe paralajmëruese Nikoll Lesit dhe bashkëpunëtorëve të tij pas titujve si: “Tirania shtyp Tiranën”, “Dajak në vend të fajdeve”, Arrestohet Sudja”, “Mbyllet “Populli” dhe “Xhaferri”, e shoqëruar me një nëntitull ” Vlora në rrugë kundër Qeverisë”.

Nikollë Lesi: “Gazeta shitet mënjëherë. Frrok Çupi, po atë ditë, boton një perlë me titull “Berisha ra, kush do të ngrihet ?!” Artikulli i Frrokut, na treguan korrespodentët , ishte blerë i fotokopjuar, se nuk gjendeshin më kopje në treg.

Sulmi i qeverisë së atëhershme në grahmat e fundit kulmoi me arrestimin e tij e të gazetarëve si dhe me djegien e redaksisë. Ja çfarë shkruan Lesi:

“Në 26 shkurt ndodhi shpërthimi i një bombe tek Feva. Nisëm fotoreporterin Genc Shkullaku për ta pasqyruar. Por atë që ndodhi atë natë nuk do ta harroj as unë dhe as kolegët që punoja”

Në librin “Kështjella e Medias” ka edhe shumë momente të tjera, foto të rralla si dhe arikutjt më të spikatur të gazetarëve të atëhershëm.

Nikollë Lesi: “Shkova me Emin Barçin tek zyrat e gazetës. Ç’të shikoje! Zyrat e gazetës ishin djegur totalisht. Nga dritaret dilte ende tym. Flaka digjte ende ndonjë tavolinë gazetarësh, paisje, dyer dhe objektet e tjera.Kompjuterat e gazetës ishin shkrumbuar. Nëpër koridoret e redaksisë së gazetës vinte erë e thartë tymi. Muret e hyrjes ishin qëlluar me armë. Nuk e di se çfarë lënde ishte lëshuar për t’i djegur, por ekspertët e policisë thanë më vonë se ishte përdorur edhe flakëhedhësja.”

Teksa e lexon arrin të kuptosh se nuk ka gazetari pa guxim, pasion e dashuri…. (Oranews)