Sekuestrohen 37 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një person në kërkim

Policia greke ka sekuestruar 37 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa mësohet se vijon punën për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Policia e Igumenicës e ka ndaluar mjetin në kryqëzimin e Pargës, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfituar nga errësira dhe është arratisur në pyll.