Ministrja Gjermeni sqaron shqetësimet e Manjanit: “Mendimet ndryshe e bëjnë ligjin më të mirë”

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani nw reagimin e tij u shpreh kundër propozimit të Ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni për ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, por ditwn e djeshme në një intervistë për gazetaren e TVSH-së Jonela Sakajeva, Gjermeni theksoi se Manjani nuk ishte kundër, por thjesht shprehu dy shqetësime të tij lidhur me ligjin, të cilat janë sqaruar tashmë.

“Dua të theksoj që për çdo vendim të Këshillit të Ministrave që ne hartojmë për shkak të proçedurave ligjore dhe institucionale, i shkon për mendim një pjesë të mirë të ministrive, padyshim ministrisë së Drejtësisë, asaj të Financave etj., në varësi të specifikave që ka çdo VKM.

Në mbledhjen e këshillit të Ministrave ku u diskutua kjo, ministri Manjani nuk ishte kundër. Dy ndjeshmëritë e tij u sqaruan.

Në fakt që me ligjin ekzistues të legalizimeve të vitit 2006, këtë përgjegjësi për shtesat pa leje të pallateve qofshin anësore qoftë në lartësi ishte përgjegjësi dhe është ligjërisht e ALUIZN-it.

Shqetësimi tjetër i zotit Manjani, ishte përsa i përket detyrimeve të subjekteve ndërtuese. Eshtë e shprehur në mënyrë eksplicite të VKM-së që, sapo miratuam se, të gjitha detyrimet e subjekteve do të realizohen nga institucionet përgjegjëse sipas legjislacionit në fuqi.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Unë diskutimet dhe mendimet qoftë ndryshe, qoftë kundra, debatet mes nesh përsa i përket përmirësimit të kuadrit ligjor i shikoj si pjesë e punës që e pasurojnë vendimin dhe ligjin që do të kalojmë dhe e bëjnë më të mirë atë”, u shpreh ministrja Gjermeni.

Ndër të tjera ministrja Gjermeni foli edhe për aplikimin e lejeve të ndërtimit online, nëpërmjet të cilit sipas saj janë kryer plot 809 aplikime online në Bashki dhe në KKT.

“Unë dua të theksoj që viti i kaluar për Ministrinë e Zhvillimit Urban ka qenë i frytshëm në disa aspekte. Pikë kulminante ishte aplikimi i lejeve online të ndërtimit, gjë që u vlerësua edhe nga Banka Botërore që në raportin “Doing Business” patëm rankimin më të lartë.

Aplikimet online filluan me ndryshimet ligjore, për ta bërë të mundur këtë gjë, më pas me përgatitjen tonë bazuar në përvojat e suksesshme të rajonit, filloi trajnimi dhe nga 1 shtatori u bë i detyrueshëm aplikimi vetëm online.

Përgjegjëse janë njësitë vendore, ndërkohë që Këshilli i Territorit është përgjegjës për investimet strategjike. Stafet e bashkive janë trajnuar nga ne në vazhdimësi.

Image may contain: 2 people, people sitting

Nga shtatori deri në fund të dhjetorit, janë kryer 809 aplikime online në Bashki dhe KKT. Vetëm Bashkia e Tiranës ka dhënë 45 leje ndërtimi dhe 62 leje zhvillimore, ndërkohë që në rang vendi janë dhënë 65 leje ndërtimi nga bashkitë, të tjerat janë në proçes e sipër. Tani mund të aplikojnë të gjithë, me kartën e identitetit në portalin e- albania për çfarëdo lloj leje ndërtimi. Ne dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit e monitorjmë vazhdimisht”, përfundoi Gjermeni. (Shuplaka)