Video horror e ISIS/ Fëmija qëllon me armë të burgosurin

Një video e rëndë e publikuar në internet nga i ashtuquajturi Shteti Islamik tregon se si një fëmijë qëllon me armë një të burgosur.

Ngjarja është regjistruar në Siri. I burgosuri ndodhet i lidhur në një gardh në kyçet e tij, ndërsa fëmija kalon përmes topave të shumtë plastikë dhe më pas qëllon me pistoletë të burgosurin.

Një person tjetër i përgatit armën dhe fëmija e shkrepën atë.  Në video dëgjohet vetëm një e shtënë.