Protestë në Francë për lirimin e Haradinajt

Protestë për të shprehur pakënaqësi ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është mbajtur edhe në Francë. Në protestë kanë dalë një numër i madh i protestuesve, të cilët kërkojnë lirimin e Haradinajt.

Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviçit. Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë që nga e mërkura.