I shpërthen bombola e shkumës në lavazh, vdes në spital 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së shkumës që përdoret në lavazhe.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Krujë, ku shtetasi me iniciale Y.B duke punuar në lavazhin e tij i ka shpërthyer bombola dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

44-vjeçari është transportuar me Urgjencë në Spitalin Ushtarak ku ka ndërruar dhe jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.