LAJMI I FUNDIT / Ramush Haradinaj reagon pas arrestimit në Francë

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij nga autoritetet Franceze, transmeton albeu.com

Në reagimin e tij, Haradinaj ka thënë se ndjen keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

“Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës,„Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush”.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.