KQZ vendosi: Hiqen mandatet deputetëve Selami-Tahiri dhe Rroshit

KQZ i heq mandatet dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe të kryetarit te bashkisë se Kavajes, Elvis Rroshi.
 
Në orën 13: 29 Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve  dha vendimin final. U heq mandatin e deputetit Shkelqim Selamit dhe Dashamir Tahirit. Po kështu i hoqi mandatin kryebashkiakut kavajas Elvis Rroshi duke i kërkuar Kryeministrit Rama shkarkimin e tij të mënjëhershëm.

Tre vendimet hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen në Fletoren Zyrtare. Vendimet janë lexuar para medias nga kryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Tani, vendimet e KQZ-së do t’i dërgohen Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit për të nisur procedurat për zëvendësimin e tyre.

 Çfarë ndodhi sot në KQZ?