Stefan Çipa zëvendëson Kokëdhimën si si sekretar për Emigracionin

Asambleja e Partisë Socialiste ka zëvendësuar Koço Kokëdhimën si sekretar për Emigracionin dhe Reformën Strukturore, duke vendosur në vend të tij Stefan Çipën.

Gjatë mbledhjes së sotme, Asambleja ka zgjedhur Taulant Ballën dhe Luljeta Dollarin si nënkryetarë të Asamblesë Kombëtare, ndërsa sekretar është zgjedhur deputeti Ulsi Manja.

Kryetar i Këshillit të Mbikëqyrjes Financiare të PS është zgjedhur Ervin Bushati, ndërsa Etem Ruka, Bukurosh Stafa, Ilir Zela dhe Luan Hajdaraga zgjidhen për kooptimet.