Kroacia: Bllokimi i anëtarësimit të Serbisë do vijojë nëse nuk plotëson 5 kërkesat

Deputetja kroate në Parlamentin Europian Ruzha Tomashic, pohon se Beogradi nuk është i gatshëm të zgjidhë çështje të hapura me Zagrebin në nivelin bilateral.

Për këtë arsye, ka thënë ajo, Kroacia nuk ka zgjidhje tjetër vecse të bllokojë Serbinë në negociatat e saj për anëtarësim në BE, transmeton Koha.net. Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Tomashic ka treguar se cilat janë kërkesat e Kroacisë në mënyrë që Serbia të marrë pëlqimin për hapjen e kapitujve për procesin e anëtarësimit të saj në BE.

Këto janë kushtet që Zagrebi i ka vënë Beogradit:
Të sigurojë të drejta për minoritetin kroat ashtu si i ka minoriteti serb në Kroaci.
Të zgjidhë çështjen e të zhdukurve.
Të kthejë arkivin e spitalit të Vukovarit.
Të kthejë trashëgiminë kulturore të grabitur.
Të shënojë llogoret e luftës për civilët kroatë dhe mbrojtësit në territorin e tyre.

“Lufta është zhvilluar në Kroaci, në territorin e Kroacisë dhe Kroacisë i është bërë jashtëzakonisht shumë dëm e këtë Serbia përfundimisht duhet ta pranojë. Serbia deri më tani nuk ka treguar dëshirë që shpejt dhe në mënyrë efikase të zgjidhë asnjë nga këto çështje dhe Kroacia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bllokojë negociatat”- ka përfunduar ajo.

/BW