Tiranë/ Psikologia: Ka të rinj me HIV që nuk mbrohen kur bëjnë seks

Ka qënë ky rrëfimi i pazakontë i psikologes, që punon në spitalin psikiatrik NR.1 në Tiranë, Ina Gishto. E ftuar në emisionin Oktapod, të Turjan Hyskës të premten mbrëma, ajo deklaron se gjatë punës së saj është ndeshur me persona të diagnostikuar me HIV. Psikologia Gishto rrëfen: “Po ka qenë një djalë që ishte me HIV edhe më thotë, që unë do vazhdoj të kryej marrëdhënie seksuale me femra të ndryshme. Unë kam të dashuren edhe ajo nuk e di çfarë kam unë. Po ashtu, këta persona me HIV, as nuk dinin çfarë ishte prezevativi”.

Psikologia tregon, se në institucionin ku punon, ka shume të rinj që vijnë për të marrë mjekim, kryesisht vajza që jane te zhgenjyera në dashuri. “Në shoqërinë tonë ka shumë njerëz që vuajnë probleme mendore, por që nuk e dinë këtë gjë. Derisa vjen koha që ndërmarrin vetvrasje apo vrasin të afermin e tyre”, mbyll rrëfimin psikologia Gishto.