Dibër, tentuan të kalojnë mallra kontrabandë në kufi; 1 në pranga, 1 në kërkim

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas,  si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas, për veprat penale” , “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Një ditë më parë specialistët e  Policisë Kufitare Bllatë, Dibër, arrestuan në flagrancë  shtetasin Jorgos Shira,  30 vjeç, banues në banues në Bulqizë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F.K., 51 vjeç, banues në fshatin Majtarë , Dibër.

Arrestimi i shtetasit Jorgos Shira, u bë pasi po tentonte të kalonte nëpërmjet kufirit të gjelbër, me mjetin tip “Traktor”,  për të cilin nuk dispononte asnjë dokumentacion. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Jorgos Shira, është ndihmuar të kalonte nëpërmjet kufirit të gjelbër nga shtetasi F.K., për të cilin është bërë shpallja në kërkim, nga ana e policisë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë  Dibër , në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprat penale, “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.