SKANDAL/ Mediat greke shpërthejnë ndaj emigranteve: T’i shporrim shqiptarët (FOTO)

Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë”, një reaksion zinxhir ka ndodhur në qarqet ekstremiste greke, që të inkurajuara nga gjuha e ashpër janë hedhur në veprim. Në shtetin fqinj pjesë e gjuhës së ekstremizmit janë bërë edhe mediat.

Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” duke u bazuar dhe nga shkrimi i portali “Albeu” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë, duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba. Kjo nuk është hera e parë që kjo gazetë vë në qendër të kritikave Turqinë.

Edhe pak ditë më parë, “Stohos” ka pasur si kryeartikull një shkrim për marrëdhëniet me Turqinë, shoqëruar me një fotomontazh të Erdogan. Të gjitha këto reagime ekstremiste kanë nisur pa u mbushur as 24 orë nga deklaratat provokuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Ndërkohë, në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, mëngjesin e djeshëm, sipas një fotoje të shpërndarë dje edhe nga portali ynë të jetë shkruar me sprai parulla për “Vorio-Epirin”.