Pronat/ Avokatja e Shtetit: Në Strasburg janë 84 dosje

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit Alma Hicka tha në studion e lajmeve të Ora News se në Gjykatën e Strasburgut janë 84 dosje që nga pronarët vlerësohen me një pretendim prej 630 milionë euro.

Alma Hicka: Ligji është në Strasburg, ligji është një përgjgije e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së Strasburgut për të ndërtuar një mekanizëm efektiv të brendshëm. Sot ne kemi në Strasburg 84 dosje të cilat vlerësohen në një pretendim për ish-pronarët  prej 630 milionë euro dhe vetë në formulën e re ajo është prej 46.4 milionë euro ashtu siç vlerësohet nga qeveria.

Hicka tha se impakti i ligjit është i jashtëzakonshëm financiar dhe nëse Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ligjin, shteti do të përballet me një detyrim prej 46 milionë euro.

Hicka: Pra impakti i ligjit është i jashtë zakonshëm edhe për dosjet në shqyrtim në gjykatën e Strasburgut. Ata kanë pretendimet tona, ne i kemi vlerësuar me formulën e ligjit të ri. Pra është me një impakt të jashtëzakonshëm financiar vazhdimi i vendimmarrjes nga Gjykata e Strasburgut. Po të kemi në konsideratë buxhetin e shtetit dhe mundësitë financiare të shtetit shqiptar, një hedhje poshtë e ligjit nga Gjykata Kushtetuese do të thotë një vazhdim i vendimmarrjes të Gjykatës së Strasburgut, do të thotë që shumë shpejt ne të përballemi me një detyrim të tillë që unë jua përmenda në vlera, minimalisht 46 milionë euro për tu paguar menjëherë kundrejt pronarëve.