Brad Pitt flet për herë të parë për ndarjen me Angeline Jolie

Aktori Brad Pitt bëri daljen e tij të parë në tapetin e kuq që pas ndarjes shokuese në fund të shtatorit nga Angeline Jolie.

Mbrëmjen e djeshme 52-vjeçari iu bashkua Marion Cotillard në premierën e filmit të tij të Luftës së Dytë Botërore “Allied” në Los Anxheles.

Dhe Brad – i cili nuk e kishte më unazën e martesës me vete – shpenzoi goxha kohë duke firmosur autografë për fansat e tij dhe duke folur me ta.

Ai tha për E!News: “Po ndjehem vërtet mirë, të gjithë po sillen shumë mirë, dhe më vjen mirë që kam mbështetjen e të gjithëve”.

Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi agjencia TMZ raportoi se ylli i filmave doli i pafajshëm nga akuzat për abuzim ndaj fëmijëbve nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare.