Basha i përgjigjet Ramës: Kundër Shqipërisë je ti që qeveris me banditë dhe trafikantë

Pak pasi kryeministri Rama u shpreh i keqardhur që sipas tij PD-ja doli kundër Shqipërisë në Bruksel, sa i përket hapjes së negociatave, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me parate e ilaceve te femijeve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje cdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty”, thotë Basha, ndërsa postimin e shoqëron edhe me një foto në të cilën kryeministri ka hundë si të Pinokut.