Turqi: Stafi i gazetës Cumhuriyet dërgohet në burg

Kryeredaktori, Murat Sabuncu, është në mesin e personave që janë dërguar në burg prej ku do të presë procesin gjyqësor ndaj tij

Një gjykatë e Stambollit ka vazhduar paraburgimin për nëntë gazetarët dhe drejtuesit të së përditshmes Cumhuriyet.

Kryeredaktori, Murat Sabuncu, është në mesin e personave që janë dërguar në burg prej ku do të presë procesin gjyqësor ndaj tij, tha burimi i lartpërmendur në kushte anonime.

Karikaturisti, Haci Musa Kart dhe anëtarët e Bordit, Ahmet Kadri Gursel, Guray Tekin Oz, Mustafa Kemal Gungor, Turhan Gunay, Hakan Karasinir, Onder Celik dhe Bulent Utku janë personat tjerë të cilët procesin gjyqësor do ta presin në burg.

Ata u arrestuan të hënën në vazhdën e hetimeve antiterroriste të Kryeprokurorisë së Stambollit kundër PKK-së dhe FETO-s.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe drejtorët Gunseli Ozaltay dhe Bulent Yener si dhe kolumnistët Aydin Engin dhe Hikmet Cetinkaya, por u liruan me kusht si dhe më një ndalesë për largim jashtë shtetit.-AA