Sondazhi: Qeveria aktuale e krahasuar me paraardhësen

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, një organizatë joqeveritare në Tiranë e mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, ka realizuar një sondazh në terren në korrik, të cilin e konsideron si “Barometri social-politik i Shqipërisë”,  me qëllim që të sjellë të dhëna dhe fakte nga perceptimi i përgjithshëm publik mbi qeverisjen dhe vlerësimin e alternativave më të mira në raport me pritshmëritë e qytetarit.

Pyetjes nëse qeveria aktuale e majtë ka patur rezultate më të mira se sa qeveria e mëparshme e djathtë, 1950 të anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë:

Më të mira          27%

Njëlloj                   35%

Më të këqija      38%

                Më të mira       Njëlloj   Më të këqija

Tiranë                   24%        37%            39%

Durrës                  31%        32%             38%

Elbasan                 26%        33%           41%

Korçë                    24%        38%            37%

Vlorë                     35%        36%            29%

respublica.al