Alarmi i deputetes: Në PD ka pseudodemokratë që po e shkatërrojnë partinë

Partia Demokratike, nuk është në ditët e saja më të mira e këtë e shprehin vetë deputetët opozitarë. Pas zërave kritikë ndaj lidershipit dhe vendimeve e pozicionimeve të PD-së, nga rebelët e grupit, një tjetër zë del nga selia blu që pohon se PD-ja ka gabime.

Deputetja e PD-së për qarkun e Vlorës, Liljana Elmazi, duket se është me një mendje me ata që e shohin PD-në të rrezikuar nga deputetë apo pjesë e partisë, që e shohin këtë të fundit vetëm për interesa personale. Në një postim në facebook, Elmazi shton pyetjen se: “A do të shpëtojë ndonjëherë PD nga ata pseudodemokratë që e duan si “lopë” për ta mjelë kur është në pushtet, apo për të bërë karrierë në opozitë”?

Sipasa saj, këta psedudemokratë, nuk as edhe një profesion. “Mendojnë që shpejt mund ta kthejne në “lopë” për ta mjelë për poste deputetësh apo pushtetarësh, ndërkohë që, jo vetëm nuk kanë kontribut në PD, nuk kanë as vlera, për mos thënë antonimin e saj, madje as votat e tyre e familjareve nuk i kanë dhënë PD”, shprehet deputetja.

Alarmi që ajo përcjell është se këta psedodemokratë, janë edhe më të rrezikshem se vetë Rilindja e LSI. “Këta janë si ai krimbi apo mola që ma e gërryejnë PD nga brenda pa u ndjerë, larg imoralet politike e jopolitike. Dhe mediokriteti nga PD, përveçse të këqija, asnjë të mirë nuk i sjellin, ndryshe nga dallojmë ne nga imoraleti e mediokriteti rilindas”?

Zgjidhja e kësaj situate, sipas Elmazit, është që në parti të aderojnë burra e burrnesha e jo marioneta. Sipas saj, këto persona që në fakt gjithmonë janë padobi, madje të dëmshme.

“Duhet dekriminalizim i politikës, por jo vetëm, mendoj që edhe deimoraliteti në politikë do e pastronte politikën”,- mbyll komentin deputetja Liliana Elmazi.

R.SH