Lehtësitë në kufi, kalimi me parimin “një ndalesë një verifikim”

Në mbledhjen e fundit, qeveria miratoi lehtësimin dhe formalizimin e procedurave për kalimin në pikat e kalimit kufitar, si për personat ashtu edhe mjetet, sipas parimit “një ndalesë një verifikim”.

Për herë të parë çdo shtetasi që do të ndalohet për verifikim dhe intervistim në vijën e dytë, do t’i jepet një dokument mbi arsyen e ndalimit, në gjuhën e kombësisë së tij.

“Në rast se shtetasi do të jetë subjekt i vijës së parë do ndalojë në kabinë ku do të jetë policia kufitare dhe dogana dhe do të vazhdojë. Në rast se do të jetë subjekt i vijës së dytë do ti jepet një dokument mbi arsyen e ndalimit policor. Deri tani nuk është dhënë asnjë shpjegim për shtetasit në fjalë”, tha Genc Merepeza, drejtori i Përgjithshëm i Kufirit dhe Migracionit.

Ligji i ri për kontrollin kufitar synon shmangien e burokracive mes autoriteteve në pikat e kalimit kufitar, për të evituar radhët dhe vonesat e qytetarëve.