Alarmi nga burgjet Shqiptare, marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura. Shtohen rastet me HIV

Burgjet Shqiptare janë të tejmbushura por nuk është ky problemi i fundit që japin ekspertët. Shqetësim i tyre është se personat e burgosur mbartin një risk të lartë, kjo sa i takon infektimit nga HIV/AIDS. Një studim i fundit, i kryer në burgje, zbulon fakte tronditëse, që të burgosurit pranojnë se kryejnë marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura.

“Prevalenca e përgjithshme e HIV/AIDS në sistemin e burgjeve është nën 1 përqind. Janë tërësisht raste të reja. Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale”, u shpreh Arjan Boçi për “Top Channel”, i fushtës Stop AIDS.

Studimi i fokusuar në shtatë burgje të vendit, ka zbuluar shifra të larta të të prekurve me hepatit B dhe C të cilët nuk e dinin më parë.

“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C në nivele 9 përqind të hepatiti B dhe 11 përqind për hepatitin C, ndërsa 2 përqind me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha më tej Boçi.

Nga ana tjetër, të burgosurit edhe pse janë në izolin dhe në vëzhgim, arrijnë që të përdorin droga me injektim, çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive. Shqetësues janë dhe tatuazhet që bëjnë ata gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura.

Janë 2/3 e të burgosurve të përfshirë në studim që kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg.