Abuzimi me fëmijët, FBI merr në pyetje mbi 4 orë Anxhelina Zholinë

Ndarja e ciftit Anxhelina Zholi dhe Bred Pit, ka kaluar në pikëpyetje të madhe, sa u takon fatit të fëmijëve. Referuar medieve amerikane, aktorja është pyetur për 4 orë ngë FBI-ja amerikane, e cila po heton se çfarë ndodhi gjatë një fluturimi privat nga Franca në Kaliforni.

Gjithcka lidhet me një dyshim, që Bred Pit mund të ketë abuzuar psikologjikisht me djalin e tij Maddox, 15 vjeç. Sipas “UsWeekly.com”, aktorja 41-vjeçarja bashkëpunoi plotësisht me agjentët e FBI-së.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimit biseduan edhe me disa prej fëmijëve të çiftit të famshëm, tashmë të ndarë. “Agjentët kërkonin një përmbledhje të gjithçkaje ndodhi nga momenti i ngritjes së avionit në fluturim, deri në uljen e tij në pistë”, është shprehur një burim i afërt me çiftin.

Maddox dhe Pax, 12 vjeç, Zahara, 11 vjeç, Shiloh, 10 vjeç, dhe binjakët tetëvjeçarë Knox dhe Vivienne kanë qëndruar për të jetuar me aktoren Zholi, ndërsa Bred Pit i viziton.