Themeluesit e PS Lakrori e Legisi në Konventën e PAA

Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë zhvilloi sot punimet e Konventës së gjashtë në Pallatin e Kongreseve. Me moton “Koha për Zgjidhje”, PAA çeli konventën në sallën e koncerteve, ku jehonte kënga “Earth Song” e Michael Jackson.

Në konventën e PAA-së, parti e radhitur në krah të opozitës, u vu re edhe prezenca e dy themeluesve të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori dhe Ndre Legisi shkruan BW.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PAA-së Agron Duka prezantoi programin e partisë që drejton, ndërsa theksoi se sot më shumë se kurrë vlen thirrja ndaj shqiptarëve: “Mos ik, ti vlen për vendin tënd, Shqipëria është e jona”.

Duka ftoi të bëhen pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste të gjithë ata qytetarë që siç tha ai, janë zhgënjyer prej demagogjisë dhe politikës konfliktuale.

“Së bashku Shqipërinë mund ta kthejmë në një model suksesi.”- deklaroi ndër të tjera Duka