Vendi me nivelin më të lartë të obezitetit

Mbipesha, mbetet një shqetësim global. Por cili është vendi që ka numrin e popullatës, me shifrën më të lartë të obezitetin. Referuar raportit të Eurostat, rihet re se vendet me nivelin më të lartë të obezitetit në Europë, nis me Maltën, si vendi më me shumë persona mbipeshë.

Sipas raportit, më shumë se një i rritur në katër persona në Maltë, ishin obezë. Më tej vendet me nivelin më të lartë të obezitetit ishin Estonia, Letonia, Hungaria dhe Mbretëria e Bashkuarm, të cilat kishin më shumë se 1/5 e personave të rritur në këtë kategori.

Rumania ishte vendi nënshtetasit e të cilit, ishin shumë në formë se në të gjithë Evropë me 9.3 përqind të të gjithë të rriturve obezë, e ndjekur nga Italia, Holanda, Belgjika dhe Suedia. Obeziteti në personat, vendet e të cilëve bëjnë pjesë në BE, u klasifikuan ata të cilët e kishin indeksin e peshës më shumë se 30.

Për sa i përket SHBA, vendi i cili klasifikohej më pak obez ishte Kolorado me 20.2 përqind ndërsa vendet ku obeziteti ishte më i lartë më shumë se 35 përqind ishin Luiziana, Alabama, Misisipi dhe Virxhinia perëndimore.