Një punë plot stres mund të të vdesë para kohe. E thotë shkenca

Një punë shumë stresuese, ku nuk mund të ruash dot kontrollin, mund të kthehet në armikun më të madh të shëndetit, dhe në një shkatërrim të jetës tënde. Kështu bën të ditur një studim në ‘Kelley School of Business’, që ka zbuluar se presioni i vazhdueshëm në punë, mund të shkaktojë vdekje në 15.4% të rasteve.

Për të arritur në këto rezultate, u analizuan 2 363 punë të profesioneve të ndryshme.

“Ekzaminuam tipin dhe sasinë e punës që u kërkohej, presionin dhe përqëndrimin që duhet të kishin në këtë punë”, shpjegoi kërkuesi, Erik Gonzalez-Mule.

Analizat treguan se stresi më i madh shkon në një reduktim të jetëgjatësisë, por jo në të gjitha rastet. Kur punonjësi është i përfshirë në vendimmarrje pavarësisht stresit që e shoqëron, kjo është energjike dhe e dobishme.

Në të kundërt, puna nën presion të vazhdueshëm ka pasoja negative në shëndetin e punonjësit dhe e privon nga liria e tij individuale.

Për Gonzales-Mule vlen që punonjësi që nis një punë të tillë, duhet të pyesë mirë veten, a ia vlen vërtet t’ia bëjë vetes këtë gjë?

Por për shumë pak mbetet mundësia e zgjedhjes. Pasi shumica kanë nëvojë për një punë dhe rruga e vetme u mbetet dorëheqja. Por ka dhe një zgjidhje, të mund t’i flitet eprorit se cfarë u shkakton ai gjatë punës dhe të mund të rishiten programet e punës, me qëllim që stresi të mos bjerë vetëm tek një person./Huffington.post