Dixhitaliozhen muzetë shqiptarë binjakëzime në Caserta të Italisë

Për të thelluar punën në projektin mbi dixhitalizimin e muzeve të Shqipërisë, tre drejtorë Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Luan Përzhita, drejtori i Institutit Kombëtar të Arkeologjisë në Tiranë dhe Gjergji Mano, drejtori i parkut arkeologjik të Butrintit, kanë bërë një vizitë pune në Caserta të Italisë. Gazeta “Il Mattino Caserta” botim mediatik i këtij qyteti, nën titullin “Marino takohet me drejtorët e muzeve shqiptarë: binjakëzim Caserta-Tiranë”, ka shkruar rreth takimit që ka bërë kryetari i Bashkisë, Carlo Marino me tre drejtorë të muzeve shqiptarë. Në tekstin e mëposhtëm, i cili është shoqëruar edhe me foto thuhet:

“Kryetari i bashkisë së Casertas në Itali, Carlo Marino ka takuar drejtorët e tre muzeve më të rëndësishëm në Shqipëri. Mëngjesin e së mërkurës kryebashkiaku ka patur një bashkëbisedim me krerët e qendrave kryesore muzeale në vendin e shqiponjave. Ai takoi z.Melsi Labi, drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, z.Luan Përzhita, drejtorin e Institutit Kombëtar të Arkeologjisë në Tiranë dhe z. Gjergji Mano, drejtorin e sajtit arkeologjik të Butrintit, trashëgimi e UNESCO si dhe në faqen kryesore arkeologjike të Ballkanit. Takimi u organizua nga këshilltarja për kulturën Daniela Borrelli. Tre drejtorët ndodhen prej së martës në Caserta, ndërsa janë duke realizuar bashkërisht “012 Factory”, të projekteve në Shqipëri mbi informatizimin (digjitalizimin) e muzeve në Tiranë. Për sa i takon Butrintit, është duke u punuar për një program në bashkëpunim me fakultetin e Dizajn Industrial të Universitetit “Federico II” në Napoli, për zgjerimin e fakteve. “Ishte një vizitë tejet interesante, – ka shpjeguar kryebashkiaku Marino – e cila na bëri të ndihemi të thellojmë njohuritë përkatëse të realitetit artistik dhe kulturor. Jam i sigurt që, duke nisur nga ky takim, mund të konsolidojmë një marrëdhënie bashkëpunimi bazuar në shkëmbimin e “know-how” (të dish se si) të teknologjive, për ta aplikuar në rrjetet muzeale dhe ato kulturore, dhe në fund, të vlerësojmë dhe promovojmë në mënyrë gjithnjë e më efikase”.

Ndërsa Enrico Vellante, që është dhe një prej projektuesve të shoqatës “012 Factory”, në një status publikuar prej tij shkruan: “Sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe të gjithë skuadrën e “012 Factory”, hap shtypin “Il Mattino” në një bar ndërsa merrja kafenë e mëngjesit. Gjej dy artikuj që flisnin për ne dhe projektet tona, Hackaton dhe Digjitalizimi i Muzeumeve më të mëdha të Shqipërisë. Pastaj, menjëherë, me shpejtësi shkoj drejt “Reggia di Caserta” për konferencën e shtypit me Mauro Felicori, në prezantimin e “App Gamification” që kemi realizuar për “Terrae Motus” me Qendrën Tregtare Campania. Ndërsa merrja telefonata të vazhdueshme të miratimit dhe kërkesave për takime për projektin tonë për Emiciclo della Conoscenza”. /shqiptarja.com/