Bashkia e Pogradecit dhe e Lezhës ndihma për familjet shqiptare të përmbytura në Shkup

Bashkia e Pogradecit dhe Bashkia e Lezhës mundësuan një paketë ndihme për familjet shqiptare të përmbytura në Komunën e Çairit në Shkup. U bë e mundur që mbi 100 familje shqiptare të marrin ndihma pas tragjedisë së përmbytjes si ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike.

“Përmbytja e pak kohëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në Maqedoni ndaj ne vendosëm që t’u gjendemi pranë shqiptarëve atje. Një falënderim të veçantë për Fondacionin Diakonia që na u gjend pranë sërish për të ndihmuar shqiptarët në këto ditë të vështira. Kjo ndihmë u iniciua nga kryetari i PD, z Lulzim Basha dhe u koordinua nga z Adrian Turku, kreu i departamentit të Pushtetit Vendor në PD”, tha kreu i Bashkisë Pogrades Eduard Kapri.

Përmbytjet në Shkup shkaktuan dëme të shumta materiale por edhe viktima.

ndihma-pogradec-3 ndihma-pogradec-2