Anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në ACEEEO, Luzi takon Dakën

Sot, delagacioni i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kryetarja Lefterije Luzi zhvilloi një vizitë  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës ku në qendër të këtij takimi ishte anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në ACEEEO(Shoqatën e Trupave Zgjedhorë Evropian).

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka shprehu mirënjohje për KQZ-në e Shqipërisë, për mbështetjen e madhe që ka dhënë në këtë drejtim dhe tha se edhe Republika e Kosovës e ka vendin e vet në ACEEEO dhe se trupa menaxhuese e zgjedhjeve mund të përfitojë në ngritjen profesionale.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi përgëzoi edhe një herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për anëtarësimin në ACEEEO, duke u bërë anëtari i 25-të inctitucional i kësaj Shoqate.

Në vazhdim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka i’u akordoi çeritifkata mirënjohje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetares Lefterije Luzi, për mbështetjen e dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në ACEEEO.

Në përfundim të takimit, anëtarët e të dy institucioneve u dakordësuan për thellim të bashkëpunimit dhe përfitimi nga përvojat gjatë proceseve zgjedhore.