Bulqizë/Autobusi përplaset me një autoveturë, 7 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, ku një autobus është përplasur me një autoveturë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur  “3 çezmat”, ku autobusi me targa AA 925 FO është përplasur me autoveturën tip “Peugeot” me targa AA 714 MU.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Një prej tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e aksidentit.