Arben Ristani njësoj si PS: Jo listave të hapura

Arben Ristani bëhet deputeti i parë i Partisë Demokratike është kundër propozimit për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke folur nga Korça, Ristani është shprehur se “si specialist i fushës dhe si ish-kryetar i KQZ-së, jam për listat e mbyllura”, raporton Newsbomb, “listat e hapura nuk arrijnë të orientojnë si duhet votuesit”. Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka theksuar se partia e tij është votimin elektronik dhe mbi të gjitha për sigurinë e votës së lirë. Edhe kryeministri Edi Rama u pozicionua ditën e djeshme kundër propozimit të aleatit në Qeveri.