PD: Rama vazhdon të kontrollojë drejtësinë me Xhafën, vëllain e trafikantit ndërkombëtar të drogës

Përmes një deklarate për shtyp nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Partia demokratike akuzon kryetarin e Komisionit të Ligjeve, deputetin e PS-së Fatmir Xhafaj, i cili sipas saj, në një kohë që merr përsipër të reformojë sistemin e drejtësisë në vend, i vëllai i tij është në kërkim ndërkombëtar. Dhe kjo sipas Alibeajt ndodh vetëm në kazanin e mbetjeve të Edi Ramës.

Deklarata e Alibeaj

Vetem në kazanin e mbetjeve te Edi Ramës mund të gjesh kryetar komisioni ligjesh, një njeri që pretendon se do të reformojë drejtësinë, ndërkohë që i vëllai është në hetim për trafik droge nga shteti Italian.

Njeriu i përzgjedhur nga Edi Rama për të luftuar krimin në radhët e gjyqësorit është i zhytur në krimin e familjarit të tij.

Antimafia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.

Por i përzgjedhuri nga Edi Rama për të luftuar korrupsionin në drejtësi ka përdorur të gjitha levat e pushtetit për të ndalur zbatimin e ligjit edhe pse shteti italian i ka sjelle të plota përgjimet e bëra për Agron Xhafën, vellain e Fatmir Xhafes, prova këto që faktojnë përfshirjen e tij në trafik droge.

Policia hesht, sepse Edi Rames i duhet Fatmir Xhafaj për të bërë drejtesinë sic e do ai, ku mbrohet krimineli, trafikanti, hajduti dhe denohet qytetari që guxon ti kundervihet pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës.

Fatmir Xhafaj vazhdon të drejtojë komisionin e ligjeve sepse kështu mbron vellain trafikant droge.

Ky është shteti që ngriti Edi Rama, me trafikantë, kriminelë, vrasës e tutorë prostitutash.

Mbajtja me cdo kusht e pushtetit jashte vullnetit te qytetareve është arsyeja se pse Edi Rama refuzon të zbatoje ligjin e dekriminalizimit.

Aleanca e krimit, drogës dhe plehrave nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën nga zemërimi i qytetarëve.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.