Nishani shoqatave shqiptare në Itali:Ju, urë miqësie mes vendeve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës zyrtare në Itali zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të shoqatave të komunitetit shqiptar në Itali, me të cilët bashkëbisedoi mbi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në konsolidimin e urave të miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm për një zhvillimi të qendrueshëm.

Nishani u shpreh ndër të tjera se arritjet e deritanishme të Shqipërisë, anëtarësimi në NATO dhe vijimi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si dhe progresi social-ekonomik nuk mund të konceptohen pa kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të emigracionit shqiptar jashtë vendit, të sakrificave, përkushtimit dhe angazhimit, veçanërisht të komunitetit shqiptar në Itali.

Kreu i Shtetit i siguroi të pranishmit mbi mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe të institucioneve të tjera shqiptare në funksion të rritjes së bashkëpunimit me diasporën shqiptare në përgjithësi, dhe veçanërisht me atë në Itali, si dhe mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për një pjesëmarrje dhe angazhim më të madh të tyre në jetën sociale dhe politike të vendi