Modelet e flokëve të Majlinda Bregut

Ajo është një nga gratë më të kuruara të politikës. Majlinda Bregu, krahas elokuencës që shfaq në publik, nuk lë asnjëherë pas dore pamjen e saj, së cilës duket se i kushton goxha kohë e para. Paraqitjet e deputetets demokrate përprara kameras janë të shumta, po aq sa dhe stilet e flokëve që ajo ndryshon; me onde, të drejta apo me baluke, por gjithnjë në nuancat e gështenjës.

Grimi është një tjetër detaj që e diferencon Majlinda Bregun nga koleget e saj të Parlamentit. Make up-i profesional me detaje e dritëhije, nxjerr në pah fiksimin e ish-ministres për sallonet e modës.

Në këtë album vijnë disa prej modeleve të fundit  të Majlinda Bregut në Parukeri, shkrepur gjatë procesit të grimit apo rregullimit të flokëve. Me gjasë, ky kujdes i theksuar për pamjen e jashtme është i trashëguar që nga koha kur zonja Bregu, shfaqej në ekranin e TVSH-së si një prej folëseve dhe gazetareve kryesore të kohës.