Lidhja e Gruas Ambientaliste kundër importit të mbetjeve

Forumi i gruas së Partisë Agrare Ambientaliste është pozicionuar kundër ligjit për importin e mbetjeve.

Në takimin e parë në rang kombëtar të Lidhjes së Gruas Ambientaliste, kryetarja Aelita Mani, kërkoi që gratë të bëhen bashkë për ti thënë Jo këtij ligji

“Sëbashku ta ngrejmë të gjithë zërin për t’i thënë jo ndotjes së mjedisit dhe importit të plehrave, të mos lejojmë institucionet shtetërore të vrasin ëndrrat e të rinjve për t’u arsimuar”- u shpreh Aelita Mani.

Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka tha se gruaja është një nga shtyllat kryesore të jetës dhe e tillë duhet të jetë edhe në vendimmarrjen politike.

“Si kryetar i kësaj partie, besoj se barazia gjinore është çelësi për një sipërmarrje të suksesshme”- deklaroi kreu i PAA, Agron Duka.

Në takim ishin prezente gra anëtare të LGA nga e gjithë Shqipëria.