Ish-pronarët kundër ligjit, thërrasin “Venecian” në Shqipëri

Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e dosjeve me ligjin e ri dhe Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e pronarëve për pezullimin e ligjit, shoqata “pronësi me drejtësi” fton në Tiranë, kryetarin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Qëllimi i ftesës është njohja me pretendimet e pronarëve dhe kundërshtitë e tyre për ligjin me shpresën se Komisioni i Venecias do të reflektojë për shqetësimet.

Në letrën dejtuar Buquiccio-s, shkruhet: “…Ne shpresojmë që Komisioni i Venecias do të vendosë të organizojë një vizitë në Shqipëri para miratimit të Opinionit Amicus Curiae në tetor 2016, për shkak se ne e konsiderojmë këtë vizitë një mundësi shumë të rëndësishme për të ndarë me anëtarët e grupit të punës të mandatuar në këtë kuadër shqetësimet tona në lidhje me ligjin e ri nr.133/2015”.