Koço Kokëdhima: Blushi nuk pranoi të firmoste marrëveshjen për importin e mbetjeve me Bechettin

Ligji i ri për importin e mbetjeve, i miratuar nga qeveria “Rama”, ka rihapur edhe një herë debatin e 12 viteve më parë, kur u diskutua projekti i parë i importit të mbetjeve, gjatë qeverisjes së Fatos Nanos.

Në media këto ditë është aluduar se deputeti Ben Blushi, i cili sot kritikon qeverinë Rama për këtë ligj, në vitin 2004 ka votuar pro miratimit të tij.

Por arkivat e mediave dhe dokumentet që ekzistojnë për këtë çështje dhe që janë botuar në gazetën “Shekulli” të botuesit Koço Kokëdhima dëshmojnë të kundërtën. Deputeti Ben Blushi, jo vetëm që nuk e ka firmosur marrëveshjen, por ka qenë kundër. Ja çfarë shkruan gazeta e Koço Kokëdhimës në vitin 2004: “Relacioni paraprak qe tre ministrite hartuan per tia percjelle mbledhjes se qeverise ku do te shqyrtohej projektvendimi ishte firmosur vetem nga ministri Bashkim Fino ndersa dy ministrat e tjere Ben Blushi dhe Ethem Ruka nuk e kane firmosur duke shfaqur rezerva per permbajtjen e marreveshjes koncesionare te siperpermendur. Nga ana tjeter edhe ministri i Drejtesise Fatmir Xhafa e ka kundershtuar miratimin e kesaj marreveshjeje ne formen e nje VKM-je”.

 

ARKIVA/ Si shpetoi Shqiperia veten nga projekti per plehrat ne 2004-en

 Maj 2004 Behen publike per here te pare negociatat mes Nanos dhe Albania-Beg

Shekulli zbulon nje projektvendim qe hidhte drite mbi negociata te fshehta mes qeverise shqiptare dhe firmes italiane Albaniabeg Ambient per nenshkrimin e marreveshjes koncesionare te formes BOO me qellim ndertimin e nje impianti per perpunimin e mbetjeve te ngurta urbane te qarqeve e Tiranes dhe Durresit ne Kashar. Firma ne fjale kishte si kusht kryesor qe 39 per qind e kapacitetit te saj te sherbeje per perpunimin e plehrave te importuara nga Italia. Vendimi shkelte ligjin Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta ne nenin 8 te te cilit percaktohet ne menyre te qarte se ndalohet importimi i mbetjeve dhe i hedhurinave qe rezultojne nga trajtimi i tyre me qellim ruajtjeje depozitimi ose asgjesimi.

Projektvendimi ngjalli mjaft debate ne publik asokohe. Ne te kunder te situates ushtarake qe ka sot ne qeverine Berisha ne qeverine e atehershme Nano pati kundershtime te forta edhe brenda vete kabinetit. Pati perplasje mes tre ministrive Ministrise se Mjedisit Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Relacioni paraprak qe tre ministrite hartuan per tia percjelle mbledhjes se qeverise ku do te shqyrtohej projektvendimi ishte firmosur vetem nga ministri Bashkim Fino ndersa dy ministrat e tjere Ben Blushi dhe Ethem Ruka nuk e kane firmosur duke shfaqur rezerva per permbajtjen e marreveshjes koncesionare te siperpermendur. Nga ana tjeter edhe ministri i Drejtesise Fatmir Xhafa e ka kundershtuar miratimin e kesaj marreveshjeje ne formen e nje VKM-je.

30 maj 2004

Reagimet e para Godo Kjo ceshtje i ka rrenjet e thella qe ne vitin 1992. Sabri Godo e konsideroi mafioze dhe te rrezikshme marreveshjen koncesionare qe qeveria shqiptare po negocion me nje firme italiane e cila lejon importimin e mbetjeve te ngurta nga Italia. Pas publikimit te projektmarreveshjes dje ne gazeten Shekulli Godo tha se e gjithe kjo ceshtje ka nje qellim te fshehte dhe duket tipike mafioze. Ai konfirmoi se ky projekt ishte i vjeter dhe i kishte rrenjet e thella qe ne vitet 1992-1993 ne nje kerkese te ardhur ne ate kohe nga nje trust italian.

Kjo ceshtje i ka rrenjet e thella qe ne fillim te viteve 90. shte nje lloj trusti italian qe kerkoi ne ate kohe ndertimin e nje impianti per perpunimin e plehrave por kjo kerkese u refuzua ne menyre kategorike. Une lexova materialin ne gazeten tuaj dhe per mua ketu ka dicka mafioze. Marreveshja ka nje qellim te fshehte dhe nuk behet fjale per perpunimin e mbeturinave te zakonshme nga Italia por behet fjale per perpunimin e mbetjeve radioaktive. Nuk ka aq budallenj qe te bejne shpenzime kot dhe te sjellin mbeturina nga Italia per ti perpunuar ne Shqiperi – tha Godo duke akuzuar ashper qeverine shqiptare si pergjegjesen kryesore qe kerkonte te zyrtarizonte kete marreveshje.

Sipas tij ata qe jane marre me hartimin e kontrates me firmen italiane Albaniabeg Ambient duhet te raportojne urgjentisht ne Parlament. Ai shtoi se keta njerez po kerkojne te na helmojne. Godo u shpreh ne menyre te prere se ky impiant nuk duhet te ndertohet jo ne ate zone ku eshte planifikuar po as ne ndonje cep te humbur te vendit sepse eshte e turpshme qe ne Shqiperi te mblidhen plehrat nga e gjithe Europa.

31/05/2004

PD Plehrat korrupsion qeveritar do te bejme padi ne Prokurori

Partia Demokratike ne opozite e Sali Berishes tha dje se do ti drejtohet organit te akuzes per marreveshjen e mundshme mes qeverise shqiptare dhe firmes italiane Albaniabeg Ambient me qellim perpunimin e mbetjeve te ngurta ku parashihet qe 39 e kapacitetit te impiantit te punoje plehra te importuara nga vendet e Bashkimit Europian. Kryetari i Komisionit te Shendetesise dhe Mjedisit deputeti i PD-se Ferit Hoti deklaroi dje per Shekulli-n se PD do te ndjeke te gjitha rruget e brendshme ligjore si dhe do te filloje kontaktet me te huajt per te denoncuar marreveshjen qe sipas tij perfaqeson nje korrupsion te paster institucional. Hoti paraqiti edhe nje shqetesim tjeter duke shtuar se me importimin e mbetjeve te ngurta mund te kete edhe mbetje radioaktive. Qeveria eshte ne pozicionet e nje korrupsioni konstitucional sepse ligjet e miratuara ne Kuvend bien ndesh permes nje projektvendimi i cili eshte komplet ne kundershtim me Kushtetuten – tha Hoti.

01/06/2004

Media zbulon se keshilltari i Nanos perfaqesonte vete italianet

Shpetim Arbana keshilltar ekonomik i kryeministrit eshte perfaqesues me prokure i BegAlbania. Zbulohen lidhje direkte te kryeministrit me shoqerine Albaniabeg Ambient e cila eshte ne prag te marrjes se nje koncesioni 28-vjecar per ndertimin e nje impianti plehrash ne Kashar te Tiranes ku do te perpunohet edhe nje sasi kolosale mbetjesh te ardhura nga Italia. Keshilltari ekonomik i kryeministrit Shpetim Arbana eshte perfaqesuesi shqiptar me prokure i shoqerise italiane BegAlbania e cila pas vitit 2000 ka nderruar emrin ne Albanibeg Ambient. Konflikti i paster i interesave eshte i vertetuar nga dokumente qe Shekulli ka arritur te siguroje.

2/06/2004

Shoqeria civile e gjitha ne kembe kunder plehrave

TIRAN – Proteste masive e qytetareve per te detyruar qeverine qe te mos miratoje vendimin qe lejon importin e plehrave nga Italia. Protesta ishte vendosur ne nje tryeze te rrumbullaket te organizuar nga Keshilli Rinor Shqiptar. Drejtori i Fondacionit per Shoqerine e Hapur apajev Gjokutaj eshte shprehur se duhet transparence nga qeveria dhe ballafaqim madje ai ka marre persiper edhe pagesen e salles ne hotel Sheraton per diten e ballafaqimit me qeverine. Ndersa analisti Ardian Klosi eshte shprehur se duhen aksione konkrete per te ndaluar firmosjen e marreveshjes. Levizja Mjaft mori persiper te beje lobing deputetesh per te bere nje ligj per te ndaluar absolutisht importin e mbeturinave nga jashte. Ne kete tryeze kane qene te pranishem pjesetare te Fondacionit te Shoqerise se Hapur Sorros nga levizja Mjaft perfaqesuesi i biznesit dhe njesise koordinuese te protestes popullore Koco Kokedhima i 2K Group Ardian Klosi Klubi Studentor Ambientalist Shqiptar etj. Ne fund tryeza vendosi nisur nga pergjegjesia ligjore dhe kushtetuese e qeverise per te bere transparencen e projektit ne fjale ti kerkohet ballafaqim ne nivel politik dhe teknik me perfaqesuesit dhe ekspertet e shoqerise civile.

Ata vendosen si hap te trete organizimin e nje proteste masive qytetare Pjesemarresit u kane bere thirrje edhe ministrive te linjes te ngarkuara me trajtimin e marreveshjes koncesionare ne fjale dhe ne menyre eksplicite kryeministrit Fatos Nano te mos firmosin marreveshjen

2/06/2004

Vete ministrat denoncojne projektvendimin e F. Nanos. Ministrat denoncojne projektvendimin e Nanos ne te cilin firmat e tyre jane falsifikuar. Ministri i Mjedisit Ethem Ruka deklarohet kunder mbeturinave radioaktive nderkohe qe edhe PSD e PAA lajmerojne bllokimin e marreveshjes. Presioneve te forta te Fatosit opozita u pergjigjet me nje padi ne prokurori per kryeministrin. Thuajse te gjithe aleatet e Fatos Nanos ne qeverisje jane shprehur hapur kunder marreveshjes se kryeministrit me nje kompani italiane per ndertimin e nje impianti pleherash ne Kashar pa perjashtuar ne te ardhmen e afert as perpunimin e mbetjeve radioaktive. Edhe pse ne Shqiperi ekziston nje ligj qe ndalon importimin e mbeturinave radioaktive nje sere ministrish jane investuar ne hartimin e nje projektligji krejt ne kundershtim me legjislacionin shqiptar por dje ne disa deklarata per mediat ata e kane bere hasha firmen e tyre. Ministri i Mjedisit Ethem Ruka i ka bere te qarte zyrtarisht kryeministrit Fatos Nano se smund te firmoste per nje marreveshje te tille kaq te rrezikshme nderkohe qe ka kerkuar shpjegime per hartimin e nje projekti e siglimin e firmes se tij kur ai ne fakt nuk kishte dijeni per kete ceshtje. Edhe Lufter Xhuveli ish-ministri i Mjedisit dhe aktualisht kryetar i Partise Agrare Ambientaliste partnere ne koalicion ka perseritur vullnetin per te mos mbeshtetur nje projekt te tille te ndotjes nderkohe qe reagimi me i forte ka qene nga Skender Gjinushi per te cilin smund te vazhdohet me me nje politike te tille vendimesh qeveritare vetem ne zyren e nje njeriut e qe si sherbejne interesave te qytetareve.

3/06/2004

Reagimi i Nanos Impianti i plehrave i domosdoshem

Vetem disa dite pasi ne media ka shperthyer skandali i nje impianti ne Kashar ku do te perpunohen plehrat e ardhura nga Italia kryeministri Fatos Nano ka reaguar duke e cilesuar impiantin si nje investim me mjaft vlere. Ai ka lene te kuptohet se impianti do te ndertohet edhe pas kundershtimeve nga media dhe opozita. Kryeministri Fatos Nano thirri ne nje takim te vecante pune ministrat e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit B. Fino ate te Mjedisit E. Ruka dhe te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit B. Blushi si perfaqesues te Organit Shteteror te Autorizuar per negocimin e kontrates se koncesionit per trajtimin e mbeturinave urbane te qarqeve Tirane dhe Durres thuhet ne nje njoftimin per shtyp te kryeministrise. Qeveria do te mireprese cdo projekt modern te normativave te Europes se Bashkuar ku po integrohemi – thuhet ne njoftimin e kryeministrise.

04/06/2004

Nenkryetarja e PD-se Topalli Nje bombe ekologjike

Nenkryetarja e Partise Demokratike Jozefina Topalli reagoi diten e djeshme ne lidhje me tentativat e qeverise Nano per te ndertuar nje impiant per riciklimin e plehrave te importuara nga Italia. Sipas saj nje marreveshje e tille e kthen vendin ne nje kosh plehrash te Europes. Ne rastin ne fjale historia e helmimit fillon me shkeljen e ligjit nr 9010 date 13.02.2002 Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta dhe ne nenin 26 te ketij ligji thuhet se Ne republiken e Shqiperise ndalohet importimi i mbetjeve per ruajtje depozitim ose asgjesim u shpreh nenkryetarja demokrate. Sipas Topallit ne kete menyre jo vetem po shkelet nje ligj por edhe i shkaktohet nje dem shume i madh mjedisit madje sipas saj nje marreveshje e tille konsiderohet si nje bombe biologjike per njerezit.

Ndersa marrja e nje vendimi te tille ne menyre jotransparente perben shkelje flagrante te konventave nderkombetare per te drejten e informimit te publikut dhe vendimmarrjes se tyre – tha Topalli. Per kete ceshtje ne do te fillojme dhe diskutimin ne Parlament dhe fillimisht ne komisionet parlamentare. Qeveria nuk mund te kaloje nje ligj pa e sjelle ate ne Parlament – deklaroi Topalli. Duke i bere thirrje qeverise per te bere nje hap prapa per sa i perket kesaj ceshtjeje Topalli ka shtuar se dhe firma e hedhur nga ministri Fino nuk perben ndonje cudi per Partine Demokratike.

06/06/2004

Protestojne edhe studentet shqiptare ne Perendim.

 TIRANE – Studentet shqiptare jashte vendit u bashkuan dje me faktoret politike dhe shoqerine civile duke i kerkuar qeverise qe te pezulloje cdo marrje vendimi mbi projektmarreveshjen per perpunimin e plehrave ne Kashar. Duke ngritur zerin per rrezikun e pallogaritshem qe vjen prej ngritjes se impiantit 6 shoqata ne Austri Bari Zyrih Grac Hamburg e Mainz shprehen se Ne si studente intelektuale e rinia shqiptare ne Perendim jemi shume te shqetesuar nga zhvillimet mbi marreveshjen e mundshme per impiantin e perpunimit te plehrave ne Kashar.

Opinioni publik shqiptar duhet te ndergjegjesohet per ndotjen tej mase te ambientit ne Shqiperi. Pikerisht tani pas statistikave tejet alarmante mbi ndotjen e ajrit te Tiranes e kur vetem para nje jave vete ministri i Ambientit shkruante per katastrofen ambientale ne Shqiperi qeveria shqiptare nuk mund dhe nuk duhet te lejoje asnje abuzim te mjedisit te cfaredo lloji qofshin ato. Gjithashtu jane shkelur detyrimet qe ka qeveria ndaj publikut per transparence informacion e mundesimin e pjesemarrjes ne vendimmarrje kur behet fjale per ceshtje me ndikim ambiental.

10/06/2004

Veze dhe domate mbi portretet e Nanos dhe Finos

Domate dhe veze mbi portretet gjigante te Nanos dhe Finos. Pervec tubimit kete radhe ne permasa shume me te medha kjo duket se ka qene e reja e protestes se djeshme per ndalimin e importit te plehrave ne Shqiperi. Me dhjetera banore jane mbledhur rreth ores 12 te drekes dhe kane qendruar per rreth 1 ore e 30 minuta para ketij institucioni duke hedhur parulla nga me te ndryshmet per ndalimin e ndertimit te impiantit te perpunimit te mbeturinave ne periferi te Tiranes. Ne proteste kane marre pjese shoqata te ndryshme joqeveritare Levizja MJAFT Keshilli Rinor Shqiptar si dhe Koalicioni Reagimi Qytetar. Protesta e dites se djeshme paralajmeruar javen e shkuar ka mbledhur para Kryeministrise jo vetem perfaqesuesit e organizatave joqeveritare dhe specialiste te mjedisit por edhe shume banore te kryeqytetit. Protesta u organizua nga Njesia Per koordinimin e Protestes Popullore dhe qytetaret nenshkruan nje peticion drejtuar qeverise. Parullat e hedhura Nano – Beketi = kancer Nano – Fino – Beketi = kosh plehrash… Hidhni plehrat tek plehrat Nano te vendose vetem per plehrat e familjes… E duam Shqiperine si Europa por pa plehrat e saj.

11/06/2004

OSBE Importi i plehrave kunder Konventes se Baselit

TIRANE- Shteti shqiptar nuk ka respektuar asnje pike te Konventes se Baselit per importimin e mbetjeve te rrezikshme ose gjysme te rrezikshme. Shefja e zyres se Ekonomise dhe Mbrojtjes se Mjedisit ne Prezencen e OSBE-se Ledia Muco citoi dje pjese te kesaj konvente duke shtuar ne te njejten kohe se Shqiperia eshte pale e konventes se Basel-it Mbi kontrollin e levizjeve nderkufitare te mbetjeve te rrezikshme dhe asgjesimin e tyre. Shqiperia e ka ratifikuar kete konvente ne Parlament ne vitin 1999. Sipas Mucos konventa parashikon qe levizjet nderkufitare te mbetjeve te rrezikshme ose te mbetjeve te tjera mund te kryhen mbi bazen e nje njoftimi me shkrim te bere nga shteti eksportues tek autoritetet kompetente te shtetit/eve qe importojne apo sherbejne si vend transit.

do transportim i mbetjeve te rrezikshme apo te tjera duhet te shoqerohet me dokumentet perkatese nga pika ku fillon levizja nderkufitare e deri ne piken ku behet asgjesimi i tyre. Gjithashtu transporti i mbetjeve te rrezikshme i bere pa dokumentet shoqeruese konsiderohet si ilegal. Ka parandalime te eksportit te ketyre mbetjeve nga disa vende te caktuara – tha dje Muco.

13/06/2004

PD Plehrat cmimi i perpunimit ne dore te italianeve

TIRAN – Sekretari i Marredhenieve me Ekonomine ne PD Edmond Spaho deklaroi dje per Shekulli-n se projektmarreveshja mes qeverise shqiptare dhe firmes italiane per perpunimin e mbetjeve te ngurta perfaqeson interesa te ngushte te disa prej titullareve te larte te shtetit. Z. Spaho si e vleresoni projektmarreveshjen mes qeverise shqiptare dhe firmes italiane per perpunimin e mbetjeve te ngurta me kushtin qe 39 e kapacitetit te impiantit te perpunoje mbetje qe vijne nga Italia. Marreveshje tipike neokolonialiste. Gjoja po na bejne nder te madh qe do te na perpunojne ca plehra tonat falas dhe si shperblim na kerkojne nje nder te vogel te sjellin plehrat dhe mbeturinat e rrezikshme te tyret per ti djegur perpunuar depozituar ne nje vend te cilin megjithese nuk e shprehin e konsiderojne te dores se dyte i banuar nga qenie njerezore te llojit te trete. Le pastaj kur shprehen se do te investojne qindra milione euro per te miren e popullit tone dhe do te hapin mijera vende pune e te tjera brockulla si keto. Kur qenka kaq me leverdi perse nuk i investojne keto miliona euro ne vendin e tyre. Perse pranojne ti transportojne plehrat nga Italia ne Shqiperi duke rritur ndjeshem koston e perpunimit dhe nuk ndertojne impiantin ne Itali dhe ti djegin plehrat atje meqenese qenka teresisht e parrezikshme dhe teknologjia kaq e sofistikuar sa nga djegia nuk do te dale as tym dhe ne nuk do ta marrim vesh qe po digjen plehra. A ju duket e drejte qe nje projektmarreveshje e tille per vete rendesine qe ka duhet te behej me transparente per publikun. Nese do te behej transparente do tju dilte boja sharlataneve qe e kane iniciuar dhe perpiqen ta vene ne zbatim prandaj ajo duhet bere ne fshehtesi te plote nga publiku. Shikoni sa hipokrite jane perfaqesuesit e institucioneve shqiptare Ministria e Mjedisit dhe ajo e Pushtetit Vendor shprehen nepermjet titullareve te tyre qe kjo marreveshje eshte e parregullt dhe e papranueshme. Por zyrtaret e ketyre dy ministrive si dhe asaj te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit kane perbere organizmin qe shqyrtoi ofertat dhe seleksionoi oferten e firmes italiane. Ata kane qene ne dijeni te te gjithe hollesive dhe detajeve te marreveshjes dhe kane rene dakord sa kohe qe e kane seleksionuar si me te miren dhe ia paraqesin Keshillit te Ministrave per miratim.

15/06/2004

Greenpeace Italia shkel ligjin nderkombetar per plehrat

Perpunimi i mbetjeve ne Itali eshte bere nje domosdoshmeri emergjente dhe ne vend qe i gjithe sistemi te orientohet drejt masave konkrete te parandalimit riciklimit dhe riperpunimit tentohet te ndryshohet perkufizimi i mbetjeve duke crregulluar te gjithe normativen e sektorit dhe ne fund duke derguar mbetjet tona ne vendet fqinje … konfirmon Vittoria Polidori e fushates kunder ndotjes ne Greenpeace. Sipas legjislacionit nderkombetar Marreveshja e Bazilese dhe te Bashkimit Europian Rregullores europiane 259/93 nuk eshte e lejuar te eksportohet CDR per aq kohe sa do klasifikohen si mbetje te ngurta urbane nuk mund te eksportohet as per asgjesim as per ricklim. Greenpeace denoncon se qeveria italiane ka kerkuar ti shpetoje problemit duke nderruar perkufizimin e CDR Ligji 16/2002 neni. 7 pika 11 qe nga mbetje urbane ka kaluar ne klasen e mbetjeve speciale. Nga nje kendveshtrim praktik ligji ka dhene mundesine per te asgjesuar kete material ne rajone te ndryshme nga ato te prodhimit duke dhunuar te ashtuquajturin principin e veterregullimit qe aplikohet per mbetjet e zakonshme urbane jo te rrezikshme. … Do te kerkojme qe te mos jepet asnje autorizim per te eksportuar CDR drejt Shqiperise. Vec te tjerash Italia duhet ende te ratifikoje Protokollin e Izmirit te Marreveshjes se Barcelones qe rregullon transportin nderkufitar te mbetjeve te rrezikshme te Mesdheut. Urojme qe ky ratifikim te hyje shume shpejt ne pune … – shpjegon Polidori.

23/06/2004

Albaniabeg padit ne gjykate botuesin e Shekulli-t

TIRANE – Shoqeria Albaniabeg Ambient ka dorezuar ne Gjykaten e Faktit te kryeqytetit nje kerkese padi ndaj Koco Kokedhimes. Sipas Neës 24 shoqeria Albaniabeg Ambient Shpk ka kerkuar nje demshperblim prej 5 milione euro per fyerje. Sipas drejtuesve te shoqerise Albaniabeg Ambient demshperblimi me vlere prej 5 milione euro do te perdoret nga Albaniabeg Ambient per vepra bamiresie ne Shqiperi. Dy padi u ngriten ndaj Kokedhimes njera ne Tirane dhe tjetra ne Rome nga pala italiane. Gjykata ne Tirane e denoi Kokedhimen me gjobe per fyeje. Pergjigja e Kokedhimes …Une nuk kam bere asnje faj nuk kam pasur asnje konflikt apo ceshtje personale. Une kam organizuar dhe mbeshtetur nje proteste e cila ishte popullore politike dhe ambientale Kam shkrire energji te pafundme dhe nje pasuri te tere per ta mposhtur kete plan mafioz dhe kriminal ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve. Nuk kam fyer askend por jam ndier i prekur dhe i fyer. Megjithate pas ketij vendimi te shemtuar me duhet te pranoj se ky eshte fati yne kjo eshte Shqiperia..

1/07/ 2004

Shqiptaret Nuk e duam m… e italianeve

Marre nga Corriere Della Sera – 1 korrik 2004

Nga Francesco Battistini

Nuk e duam m… e italianeve. Trenat e bllokuar ne Salerno nuk ishin asgje. Qe prej nje muaji Tirana e Durresi i ngjajne Bellizzit. Shqiptaret qe kane pushtuar rruget lidhen pas portave shtrihen para ministrive. Thirrje te opinionisteve teknikeve intelektualeve. Te gjithe kunder Fatos Nanos kryeministrit te vendit. Te gjithe kunder marreveshjes sekrete mbi shkarkimin e plehrave ne Sharre e Kashar qe do te behen per Shqiperine si nevojtorja jone. Nje gje eshte e qarte- thone ne redaksine e Shekullit e perditshmja qe ka uleritur e para per kete skandal- ne disa vende duhet te perfundoje grumbullimi i plehrave qe Campania Kalabria Pulia dhe Sicilia nuk dine ku ti hedhin. Vendi i zgjedhur eshte Shqiperia. Plehrat tuaja kembehen me bileten tone per te hyre ne Evrope. Kjo do te behej me dike mes Romes e Tiranes qe do te bente ca para. Nuk eshte ndonje gje e re qe Shqiperia eshte nje prej tapeteve poshte te cileve lindin shpifesirat e kontinentit. Ne fillim te viteve 90 hyjne ilacet e skaduara nga Gjermania. Me pas vjen ceshtja e vagoneve me asbest te hedhura nga trenat e Evropes. Keshtu ne 1998 vijne bizneset e Tiger Techonolgy shoqeria ne det te hapur qe kishte nje zyre dhe nje adrese ne Londer dhe studionte ne menyre per te eksportuar lenden qe vjen nga perpunimi i plehrave te prodhuar ne Pulia. Dhe historia tjeter shperthen me 26 maj kur disa ministra te qeverise Nano firmosen me nje shoqeri romake Albaniabeg Ambient te Francesco Bechetti nje koncesion prej 30 vitesh per te djegur mijera tonelata te plehrave ne dite ne Kashar ne veri te Durresit. Marreveshja tjeter eshte per te zgjeruar vendin e shkarkimit te plehrave ne Sharre ne periferi te Tiranes- e hapur qe ne kohen e Hoxhes por tashme qe kerkon nje hapesire 7-8 here me shume nga cka qene dhe nuk mund te perballoje me dot konsumet e nje popullsie tashme te trefishuar.

Albaniabeg qe ka nje kapital prej 17 mije eurosh ishte ngarkuar disa vite me pare per te ngritur nje hidrocentral ne Tepelene e inauguruar me pas nga Nano eshte prezantuar ne zyrat e Tiranes me nje zoteri qe eshte gjithashtu keshilltari ekonomik i Nanos Ne te vertete – akuzon opozita – kjo eshte nje marreveshje gjigante prej 180 milione eurosh. Albaniabeg do te djege falas plehrat e shqiptareve vetem per 5 vjet. 25 vitet e tjere do te sherbejne per te tretur ngarkesen qe do te vije nga Italia. Mbi te gjitha impianti i Kasharit eshte i madh me shume se dyfishi i asaj qe i sherben gjithe Shqiperise. Plehrat italiane do te importohen me anije nga Brindisi ne Durres si lende te para per djegie. Per te shmangur taksat doganore dhe per te mos alarmuar shume opinionin publik.

Botuesi i Shekulli-t Koco Kokedhima ka ngritur shqiptaret me kembe duke akuzuar Nanon se po importon ekomafian italiane. Kokedhima e zuri edhe me ambasadorin tone ne Tirane Attilio Jannuci qe qendron prapa skemes. Jannuci iu pergjigj duke thene se keto polemika do te ndikojne negativisht ne negociatat per hyrjen e Shqiperise ne BE… Por keto fjale nuk i qetesojne protestat perkundrazi. Kur pyetem senatorin e gjelber Francesco Martone te Legambiente ai akuzon se shkarkimi i plehrave ne vendet me te varfra deshmon paaftesine tone per ti perpunuar plehrat tona duke favorizuar njekohesisht edhe ekomafian. Ambasadori yne ne Tirane duhej te shpjegonte cilat interesa e shtyjne per te folur aq shume rreth kesaj marreveshje – thote Robert Ferringo i Greenpeace. Kjo histori eshte e dyshimte nen flamurin e ndihmave humanitare te bashkepunimit zbulohet projekti qe ndihmon me shume Italine. Terreni eshte i shendetshem pas droges qeniet njerezore dhe armet kjo e plehrave eshte biznesi i ri i nje Shqiperie te re.

11/07/2004

Botuesi i Shekulli-t i pergjigjet disa deklaratave te zv.prokurorit te Antimafias italiane dhe ambasadorit italian ne Shqiperi kunder tij …Kemi luftuar kunder importimit te plehrave. Italianet te bejne cte duan ne shtepine e tyre. Ne nuk duam ata qe te sjellin ne shtepine tone plehrat e tyre jashteqitjet e koncerneve dhe industrive italiane. Shqiperia eshte nje vend shume i vockel per te mbajtur ne kurriz gjithe helmin qe prodhon ekonomia dhe bota e gjalle e Italise. Ata nuk kane per te na i shkaktuar dot kete shkaterrim edhe pse kane rekrutuar ketu Kryeministrin disa nepunes te korruptuar te shtetit shqiptar dhe ndonje media qe paguhet nga italianet ose perfaqeson interesat e tyre. Dua tia bej te qarte te gjithe leshkove qe administrojne pushtet ne Shqiperi se kam qene dhe mbetem nje nga mijera shqiptaret qe do te luftojne me cdo mjet per te mos lejuar pushtimin e vendit tim nga plehrat. Po e deklaroj ne menyre te thjeshte e te qarte se do te jem i gatshem te sakrifikoj gjithe ckam per te mos i hapur rruge ketij plani monstrash…

Pas korrikut 2004

Pas rreth 3 muaj kundershtimesh masive qe perfshine median opoziten dhe shoqerine civile marreveshja mes qeverise Nano dhe italianeve nuk kaloi ne hapat e metejshem institucionale. Ajo mbeti ne sirtare per vite me radhe nderkohe qe ne 2005 pushteti kaloi ne duart e PD-se se Sali Berishes. Gjate ketyre viteve ka pasur edhe se paku dy here me pare disa sinjalizime per perpjekje per ringjalljen e projektit per te perdorur Shqiperine si zone te grumbullimit te plehrave te Italise dhe atyre te BE-se. Por zerat dolen te vertete pas deklarimeve te Sali Berishes qe u finalizuan me vendime konkrete per lejim te importit te plehrave ne vend. Vendimi erdhi pas takimeve te Berishes me Berluskonin. Ne Itali nderkohe emergjenca e plehrave eshte e larte. Ne Napoli qytetaret nuk i pranojne me ne asnje menyre plehrat e veriut italian te cilat nese qeveria shqiptare lejohet nga publiku do te sillen tashme rregullisht ne nje Shqiperi ku korrupsioni ne kufi dhe mungesa e infrastruktures mbrojtese dhe kontrolluese eshte ne nivele te botes se trete. Justifikimi i qeverise se Tiranes per te lejuar importin eshte tragjikomik Nuk kemi plehra na duhen plehra nga jashte si lende e pare per industrine ricikluese