Kapexhiu, sozi ironike e Ramës

Aty gjenden kontributet dhe veprat, tipat dhe biografitë. Në faqen e Bujar Kapexhiut gjeta qindra piktura, qindra karikatura dhe pjesë nga filmat ku ka luajtur para se të internohej nga regjimi. Ndërsa në faqen e Edi Ramës ka vetëm poza politike, i shtirur si politikan i “botës”, i veshur më shtrenjtë se çdo sheik në botë, i lustruar, herë me sy të fryrë, herë i rrënuar.

Nga Laert Skiro

Dje në mëngjes, në Dibër ku po zhvillohet beteja politike për kryetarin e Bashkisë, kanë mbërritur edhe përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike, në opozitë. Takimin e parë e krijuan si një “alias” Rama. Ndërsa kundërshtari, Edi Rama, kryeministër, ndodhet në Beograd, ku ka hapur edhe një ekspozitë pikture. Zakoni i kryeministrit për të hapur ekspozita pikture në çdo vend që viziton, tashmë është kthyer në një pamje qesharake në sy të njerëzve.

Këtë moment kapi Partia Demokratike për pikën kulmore të fushatës elektorale në Dibër. Pikë kulmore them sepse në Dibër ishte i pranishëm vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por regjia e takimit nuk ishte “zyrtare”, e ftohtë dhe me fjalime rutinë. Regjia kishte ndërtuar një sozi të Edi Ramës me çantën e pikturave kudo ku shkon.

Në vend të kryeministrit piktor, kësaj here ndodhej Bujar Kapexhiu, piktor- piktor. U mblodhën në një sallë të madhe, udhëheqës, militantë, kureshtarë dhe piktura. U hap një ekspozitë e Kapexhiut.

Veçse, mes dy piktorëve (Kapexhiu dhe Rama) ranë në sy ndryshime dhe të përbashkëta.

E përbashkëta ishte, e para, piktura.

Ndërsa të tjerat, duke u nisur që nga piktura, bënë ndryshime.

Ndryshimi se në kohën kur Rama merrte mësime pikture në Akademinë e Arteve, Kapexhiu ndodhej në internim. Regjimi komunist e kishte dënuar “si artist liberal dhe dekadent”. Kështu ishte atëherë nofka për artistët që shpalleshin “të vijës tjetër”. Kur u kthye nga internimi, Kapexhiu u çmua përsëri si artist. Domethënë u burgos si artist dhe u mirëprit si artist. Ndërsa Rama studioi për pikturë sepse babai i tij bënte si piktor. Asgjë më shumë

Dallimi tjetër:

Kjo ndodhi dje. Teksa po shfletoja për të ndërtuar këtë shkrim, hapa edhe Google. Aty gjenden kontributet dhe veprat, tipat dhe biografitë. Në faqen e Bujar Kapexhiut gjeta qindra piktura, qindra karikatura dhe pjesë nga filmat ku ka luajtur para se të internohej nga regjimi. Ndërsa në faqen e Edi Ramës ka vetëm poza politike, i shtirur si politikan i “botës”, i veshur më shtrenjtë se çdo sheik në botë, i lustruar, herë me sy të fryrë, herë i rrënuar.

Dallimi është shumë i madh. Njëri piktor ka vepër artistike; tjetri ka “vepër” politike. Megjithatë, ky tjetri ka mundësinë që të hapë ekspozita nëpër botë.

Bujar Kapexhiu, në krah të kryetarit të Partisë Demokratike, Basha, u paraqit me një ekspozitë pikturash në Dibër.

Këtu e krijoji sozinë ironike.

E para, për faktin se kopjoji vesin e aktit bosh të zyrtarit të lartë të shtetit, që shkon me valixhe pikturash për të krijuar fasadë “artisti”. Fasada fsheh boshllëkun e veprës shtetërore, për të cilën paguhet, është zgjedhur dhe stra- paguhet nga paratë publike të vjedhura.

Pastaj, me një fjalë shumë ironike, Kapexhiu e afroi veten (si sozi) me Ramën, kryeministër.

Ky, para publikut, tha kështu:

“Edhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shokë të mi të të njëjtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por ju duhet të vendosni që në këto vende të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë perspektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë”

Bujari foli si sozi.