Aksident i rëndë në Mat, 7 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Lis në Mat ku janë përplasur një furgon me një makinë.

Nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.